Kryeqyteti kinez, Pekini, ka regjistruar reshjet më të mëdha të shiut këtë vit pasi mbetjet e tajfunit Doksuri kaluan nëpër qytet, duke detyruar evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga zonat me rrezik të lartë në rajon, raporton Al Jazeera.
Mesatarja e reshjeve në Pekin gjatë natës të së hënës arriti në 140.7 mm (5.5 inç), me reshjet maksimale të regjistruara në zonën Fangshan që kapin 500.4 mm (19.7 inç), sipas Observatorit të qytetit.
Reshjet në zonat jugore dhe perëndimore priten të jenë më të dendura mëngjesin e së hënës.
Nuk raportohet për dëme apo viktima, tha media shtetërore.
Doksuri është një nga stuhitë më të forta që ka goditur Kinën në vite dhe qindra milionë njerëz në pjesët veriore të vendit, përfshirë Pekinin, mbeten nën alarmin e kuq – niveli më i lartë – për shi të dendur.
Alarmi mbulon 22 milionë banorët e Pekinit dhe 14 milionë të Tianjinit, si dhe pjesë të provincave Hebei, Shanxi, Shandong dhe Henan.