Sot në orën 14:30 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të caktuar mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ndonëse, zyrtarisht nuk është konfirmuar, pritet që Kryesia të thërras për sot seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Për postin e presidentit kandidojnë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
Kujtojmë se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur mbrëmë ka dështuar të kalojë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.