Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar edhe nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kanë vizituar Stadiumin Olimpik të Stambollit.
Gjatë kësaj vizitë, kryetari Rama ka thënë se eksploruan mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit, i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i këtij niveli.
“Së bashku me Kryetarin e Federata e Futbollit e Kosovës ⚽️ Agim Ademi, vizituam Stadiumin Olimpik në Stamboll, në të cilin UEFA parasheh që të luhet finalja e Ligës së Kampionëve 🏆 dhe disa ndërtesa të tjera të rëndësishme.
Eksploruam mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit 🏟️ i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i këtij niveli.
Ky Stadium do të jetë në shërbim të ekipeve kombëtare dhe të Kryeqytetit.”, ka shkruar kryetari Rama në Facebook./FolDrejt/