Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se rruga “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, më në fund po merr pamjen e duhur, përcjell Fol Drejt.
“Rruga “Xheladin Rekaliu”
Më në fund po merr pamjen e duhur
Përkundër vështirësive që kishim gjatë realizimit të projektit, veçanërisht me gypin transportues të ujit nga azbesti për të krijuar sigurinë më të madhe tek qytetarët, rruga po përfundon në dinamikën e saj!”, ka shkruar i pari i Prishtinës në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, transmeton Fol Drejt.