Qeveria e Kosovës ka ardh me masa të reja, sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Pas këtyre masave edhe Trafikut Urban i është kthyer orari i rregullt i qarkullimit të autobusëve nga ora 06:00 deri në orën 22:00, shkruan Foldrejt.com
Kjo u bë e ditur për media nga Trafiku Urban, ku thuhët se numri i udhëtarve duhet të jetë i kufizuar, maksimalisht 20 persona në një autobus dhe të mbahet distanca fizike si dhe mbajtja e maskave.
“Pas ndryshimit të orarit të lëvizjes së lirë, rikthehet orari i rregullt i qarkullimit të autobusëve në linjat e Trafikut Urban nga ora 06:00 deri 22:00. Kërkohet respektimi i masave në fuqi që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve max. 20 dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.