Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se një “sinjal shumë i qartë” do t’i dërgohet presidentit rus Vladimir Putin më 24 shkurt, në përvjetorin e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Kuleba, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me veprimet për të mbështetur Ukrainën deri më 24 shkurt, tha se do të ketë ngjarje të ndryshme në OKB, në Kiev dhe në shumë kryeqytete botërore dhe se kjo do t’i dërgojë një sinjal shumë të qartë Putinit se ai gabon rëndë nëse ai luan në rraskapitje dhe mendon se koha është në anën e tij, sepse uniteti me Ukrainën rritet çdo ditë, transmeton Unian.
Kuleba vlerësoi se është shumë e rëndësishme që presidenti amerikan Joseph Biden do të vizitojë Poloninë nga 20 deri më 22 shkurt, por shtoi se nuk bëhet fjalë vetëm për atë vizitë, por për disa ngjarje në qytete të ndryshme, efekti i të cilave do të jetë kumulativ, përcjell Fol Drejt.