Ukraina do të marrë 120 deri në 140 tanke në “valën e parë” të dërgesave nga një koalicion prej 12 vendeve, tha Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Në fillim të këtij muaji, Ukraina siguroi premtime nga një grup vendesh perëndimore për të furnizuar tanket kryesore të betejës për të ndihmuar forcat e Kievit të luftojnë kundër Rusisë.
“Koalicioni i tankeve tani ka 12 anëtarë. Mund të vërej se në valën e parë të kontributeve, forcat e armatosura të Ukrainës do të marrin nga 120 deri në 140 tanke të modelit perëndimor”, tha Kuleba gjatë një konference online. /FolDrejt/