39-vjeçari H.K është arrestuar nga policia në Mallakastër për kultivim të lëndëve narkotike.
Sipas policisë në vendin ku jetonte 39-vjeçari, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike “cannabis sativa”, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Gjatë kontrollit më të detajishëm edhe në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu pa leje.
Njoftimi i plotë:
“Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mallakastër, operacioni policor antikanabis i koduar “Mollaj”.Kishte kultivuar bimë narkotike në pronën e vet dhe mbante armë gjahu pa leje në banesë, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari”.
“Sekuestrohen 2 armët e gjahut që iu gjetën në banesë të arrestuarit dhe asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit nga toka dhe ajri”, thuhet në raportin e policisë.