Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri, ka deklaruar se ky është mandati i fundit i Albin Kurtit, si kryeministër.
Ai u shpreh kështu në një konferencë për media, të mbajtur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, përcjell Fol Drejt.
”Ai nuk do t’i ketë as numrat dhe as mundësinë qe ta krijojë një qeveri të dytë. Ai mundohet çdo ditë që ta shtyjë mandatin dhe ju po e shihni se në çfarë katrahure është vendi”, tha Tahiri.
Shefi i deputetëve të PDK-së shtoi se favori më i madh që Albin Kurti, mund t’ia bëjë Kosovës, është që të jap dorëheqje.
”Vetë fakti që atij i shkon në mendje opozita, ai tregon që frikën e ka pikërisht nga kjo opozitë dhe një gjë e ka të sigurtë që qeveri në mandatin e ardhshëm, kurdo që të mbahen zgjedhjet, qoftë ato në një afat sa më të shpejt apo më të largët, ai nuk do të mund ta krijojë”, tha tutje Tahiri./FolDrejt/