Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fund të kësaj jave do të bëjë një vizitë në kryeqytetin e Zvicrës, në Bern.
Ai do të mirëpritet nga ministri i Brendshëm Alain Berset, i cili mban presidencën e radhës zvicerane këtë vit, përcjell Fol Drejt.
Çështjet aktuale rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Zvicrës dhe Kosovës do jenë temë diskutimi.
Në mbrëmjen e vizitës së tij, Kurti do të zhvillojë një takim në Ambasadën e Kosovës në Bernë me kandidatët shqipfolës për Dhomën e Përfaqësuesve, shkruan Le Canton27.ch.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, ai do të takohet edhe me mërgimtarë në disa kantone.
Ditë më parë në mediat zvicerane si Argauer Zeitung dhe Blick ishte raportuar se Kurti do të bëjë fushatë për PS- në në Zvicër.
Sipas këtyre raportimeve, Partia Socialdemokrate në Zvicër ka caktuar një panel diskutimi që do të mbahet në shtator në Cyrih e ku pritet që të flasë edhe kryeministri Albin Kurti./FolDrejt/