Faton Kurti nga Partia Euroatlantike e Kosovës ka thënë se Kosova për zhvillimin e ekonoisë duhet të veprojë si Kina, duhet të fokusohet te burimet njerëzore.
Ai ka folur të premtën në “Debat” te RTK, ku temë ka qenë Ekonomia.
“Për ta zhvilluar një shtet duhet ta kemi një imazh të mire. Imazhi I Kosovës sot është katastrofal. Investitorët nuk interesohen për të investuar këtu”, ka thënë ai.
“Imazhi i mirë duhet të ndërtohet ashtu siç e ka bërë Kina. Ata e kristalizuan se çfarë aseti kanë. Aseti i tyre ishin burimet njerëzore. Burimet njerëzore i edukuan sipas nevojës së tregut të vet dhe të tregut të huaj. Burimet njerëzore është kapitali më i kërkuar në Evropë”.