Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka kryer një intervistë ekskluzive për prestigjiozen britanike The Guardian, ku ka kritikuar vendimin e bllokimit të zgjerimit të BE-së, që erdhi pas mos çeljes së negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.
Sipas Kurtit, liderët perëndimorë kanë harruar mësimet nga dy luftërat e mëparshme botërore dhe në vend të saj, po i rikthehen fashizmin dhe popullizmin.
“BE është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, por tani po udhëhiqet nga frika e përballjes me popullistët dhe fashizmin,” tha Kurti, përcjell foldrejt.com.
Kurti ka kritikuar edhe Macronin duke theksuar se BE duhet paralelisht të reformohet nga brenda dhe njëherësh të zgjerohet nga jashtë. Europa është projekt “mjaft i rëndësishëm historik sa që askush nuk mund të jetë autor i saj, ta direktojë ose ta udhëheqë.”
Ai kujton edhe presidentin Jean-Claude Juncker, i cili kur tha se gjatë pesë viteve të ardhshme nuk do ketë zgjerim, ndodhën shumë gjëra të pakënaqshme në Ballkan.
Në fund Kurti ka kritikuar dialogun për ndarjen e mundshme të Kosovës dhe marrjen shembull të Britanisë së Madhe sa i takon krijimit të shtetit ligjor./Foldrejt.com