Zyra për Komunikim Publik e kryeministrit të Kosovës ka treguar agjendën e kryeministrit Kurti nesër.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pritet të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kompanisë amerikane General Electric (GE) për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit Kosova B.
Ceremonia e nënshkrimit bëhet te Termocentrali Kosova B në ora 13:00, transmeton Fol Drejt.