Lideri i Vetëvendosjes,Albin Kurti në një konferencë për media ka prezantuar “Alternativën e Lëvizjes me katër hapa për bisedimet me Serbinë”.
Në hapin e parë ai ka thënë se duhet bërë shqyrtimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjet e tij. Ai ka përmendur platformën me parime për dialogun me Serbinë, si dhe ka thënë se bisedimet nuk duhet të jenë një skenar, kurse ekipi negociator duhet të jetë me legjitimitet nga Kuvendi.
Kurti u ka bërë thirrje AAK-së dhe Nismës që mos të bëjnë pjesë në ekip negociator, në mënyrë që Presidenti Hashim Thaçi të mbetet i vetëm.