Kryeministri Albin Kurti pas takimit me presidentin serb në Bruksel ka dalë me një prononcim për media.
Kurti tha se ka propozuar një marrëveshje të paqes që ishte e balancuar, por nuk u pranua nga Serbia.
“Propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene të një deklarate të paqes mes Kosovës dhe Serbisë që u refuzua. Marrëveshja u refuzua ende pa u lexuar. Për mua kjo tregon mos gatishmëri për marrëveshje”, ka thënë Kurti.
“Gjithashtu zv.ministri Bislimi lexoi 11 pika që që paraqesin 11 barriera tregtare që Serbia duhej t’i eliminonte për barrierat”.
Kurti thotë se janë dakorduar që gjatë gushtit të ketë edhe një takim të delegacioneve, ndërsa një tjetër takim midis krerëve në shtator.
“U pranua propozimi nga Borrel, por jo edhe nga Vuçiq i cili nuk pranoi që të diskutohet kjo pikë”, tha ndër të tjera Albin Kurti.