Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, bëri sot homazhe në Prekaz me rastin e 28 nëntorit.
“Jemi këtu sot në nderim të 28 Nëntorit, ditës e cila ka shumë kuptime për kombin, në një rëndësi dhe peshë të veçantë, ditëlindja e komandantit legjenda, 110-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Dita e Flamurit, një ditë e cila në peshë dhe rëndësi çdo ditë e më shumë po tregon se sa e rëndësishme është të kultivohet dhe sa e rëndësishme është të kujtohet dhe sa e rëndësishme është që ne çdo ditë të angazhohemi që këtë ditë ta bëjmë realitet për idealin dhe sakrificën e gjithë atyre që nuk janë më”, u shpreh Kusari, përcjell Fol Drejt.
“Sot me përulje, si çdo herë tjetër, jemi këtu për të nderuar një sakrificë që është e pashembullt në kombin tonë në kuptimin e sakrificës për tërë familjen Jashari”, vazhdoi ajo.
Në Prekaz sot ishin për vizitë edhe shumë figura të politikës me rastin e Ditës së Flamurit./FolDrejt/