Manchester United po mendon t’ia dorëzojë fanellën e famshme me numrin shtatë Alejandro Garnacho, njofton 90 min, transmeton Fol Drejt.
Numri i famshëm ka dalë jashtë përdorimit që kur Cristiano Ronaldos iu ndërpre kontrata me pëlqim reciprok në nëntor 2022.
Djajtë e Kuq nuk priren të shpërndajnë fanellën e shtatë sipas dëshirës, dhe Manchester Evening News raporton se klubi po peshon nëse do ta lejojë Garnacho ta marrë atë.
Garnacho, i cili nuk mbush 19 vjeç deri më 1 korrik, u promovua për herë të parë në formacionin e ekipit të parë gjatë sezonit 2021/22, duke bërë dy paraqitje atë vit.
Por ai e shpalli veten si një nga yjet më të ndritur të Premierligës gjatë sezonit të parë të Erik ten Hag në krye, duke luajtur 34 ndeshje në të gjitha garat dhe duke ndihmuar Man Utd-in t’i jepte fund pritjes gjashtëvjeçare për argjendi.
Garnacho bëri debutimin e tij për Argjentinën në fillim të këtij muaji dhe ngritja e tij në yll mund të vazhdojë me marrjen e fanellës me numrin shtatë të Man Utd.
Përveç numrit të fanellës së tij, Garnacho ka trashëguar tashmë këngën e Ronaldos nga besimtarët e Old Trafford./FolDrejt/