Në kabllogramin e Wikileaks të dates 11.09.2007 dhe 30.08.2011 të lëshuara nga ambasada amerikane e Shkupit, shpesh përmendet Myftiu i Gostivarit, tashmë numri një i muslimanëve të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu.
Ai përllogaritet si person që lufton ekstremizmin dhe që do mbronte sigurinë e shtetasve amerikanë në rast të ndonjë sulmi ekstremist.
Në citimet që shfaqet Fetahu, ai flet kryesisht për rënien e ndikimit ekstremist dhe poashtu për denacionalizimin e tokave të Bashkësisë Fetare Islame.
Sipas Fetahut, të gjithë xhamitë në rajonin e Gostivarit janë nën ndikimin e tij, kurse 90 përqind e tokave të BFI janë marrë nga Myftinia e Gostivarit, kurse 10 përqindëshi i mbetur është konvertuar në parqe publike dhe do mbetet në pronësi publike.
Ne si redaksi e foldrejt.com, i urojmë punë të mbarë imam Shaqir Fetahut dhe shpresojmë që të ketë sukses në këtë periudhë të rëndë tranzicioni./Foldrejt.com