Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njoftoi se me rastin e 33-vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut, ai ka nderuar nënkryetarin e Kuvendit të atëhershëm, Ilaz Ramajlin.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Para 33 vjet, në Kaçanik, delegatët e Kuvendit të Kosovës aprovuan Kushtetutën e Kosovës, si akti që e ndau Kosovën prej Serbisë dhe Jugosllavisë së atëhershme, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.
Sot në Kaçanik, me konsideratën më të lartë, nderuam të gjithë delegatët e asaj kohe të cilët në rrethana jo të lehta me guxim e vizion përfaqësuan aspiratën e kahmotshme të popullit shqiptar për liri dhe përcaktuan bazat e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Nënkryetarit të Kuvendit të atëhershëm, z. Ilaz Ramajli, në respekt të angazhimit të tij dhe të gjithë delegatëve, kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.
Mirënjohës përjetë për kontributin e tyre të pamohueshëm!”, thuhet në reagimin e Haradinajt./FolDrejt/