Edhe sot Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dyert e hapura për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë ta vizitojnë dhe të takohen me deputetë, transmeton Fol Drejt.
Kjo në kuadër të ditës së dytë të organizimit tashmë tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti, nga ora 8:00 – 16:00”, njofton Kuvendi i Kosovës.
Dyert e Kuvendit kanë qenë të hapura edhe dje ku bashkatdhetarë të shumtë kanë vizituar Kuvendin./FolDrejt/