Kuvendi i Kosovës, nesër pritet t’i mbajë tri seanca plenare.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca e parë parashihet të mbahet në orën 10:00, që është vazhdim i seancës së kaluar plenare, ku do diskutohen pikat e papërfunduara, përcjell Fol Drejt.
Ndërsa seanca e dytë pritet të fillojë në ora 13:00, derisa e treta në orën 14:00.
Në seancën e orës 13:00, parashihet të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, iniciuar nga partitë opozitare./FolDrejt/