Kuvendi i Kosovës ka bërë një sqarim në lidhje me heqjen e përfitimeve pas dorëheqjes së një deputeti.
Përmes një njoftimi në facebook, Kuvendi ka njoftuar se kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj.
“Ndërsa kur deputeti jep doreheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj.”, thuhet në njoftim./FolDrejt/