Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme këtë të mërkurë, më 26 dhjetor, në orën 10:00, për të diskutuar mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, kanë njoftuar nga Kuvendi i Kosovës.
“Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare.
Kryesia vlerësoi se kërkesa e 40 deputetëve për mbajtjen e kësaj seance i plotëson kushtet formale-juridike””.