Kufiri i parë që do hapet në Europë është ai mes Francës dhe Gjermanisë, konkretisht ai mes qytetit francez Hoffen dhe qytetit gjerman Bangen, që ndodhet në anën tjetër të lumit Rajn, shkruan DPA.
Ky llogaritet të jetë hapja e parë e kufirit mes dy shteteve europiane, prej fillimit të kufizimeve si pasojë e shpërndarjes së virusit Kovid19.
Përndryshe, vendi i parë në Europë që i ka dhënë fund pandemisë është Sllovenia, pasi prej katër javësh nuk është raportuar për të infektuar të ri./Foldrejt.com