Karim Benzema u largua nga Real Madrid në fillim të muajit dhe pranoi një ofertë nga Al-Ittihad për t’u transferuar në atë klub dhe në kampionatin e futbollit të Arabisë Saudite. Ai u largua nga Reali, për të cilin luajti që nga viti 2009, si një ndër futbollistët më të mirë të tij, me 354 gola dhe 165 asistime në 648 ndeshje të luajtura, përmes të cilave fitoi trofe në të gjitha garat ku klubi garoi. Tani ai ka befasuar tifozët e Realit.
“As” shkruan se Benzema ka pushuar së ndjekuri Realin në Instagram dhe e cilëson lëvizjen e tij si të çuditshme dhe si një lëvizje që befasoi disa nga tifozët e Real Madridit. Ajo që bie në sy është se Benzema nuk ka reshtur së ndjekuri në rrjetet sociale Lionin, klubin ku e nisi karrierën dhe ku luajti deri në transferimin te Reali.
Kujtojmë se Benzema kaloi në Arabinë Saudite për të jetuar dhe për të zhvilluar tutje karrierën e tij në futboll, ku u shpreh se është i lumtur që jeton atje, transmeton Fol Drejt.