Numri i banorëve japonezë mbi 100 vjeç tani është 92,139, që është më i larti në 53 vitet e fundit, sipas statistikave të Ministrisë Japoneze të Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.
Gjatë vitit, numri i japonezëve që festonin njëqindvjetorin u rrit me 1,428 njerëz, përcjell Fol Drejt.
Nga numri i përgjithshëm, 88.5 për qind janë gra, më shumë se 81.500 prej tyre. Ka pak më shumë se 10.5 mijë burra./FolDrejt/