Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, do të jetë sot në Kosovë.
Zyra e Kryeministrit njoftoi paraditen e sotme se Lajçak do të takohet me Kurtin në ora 14:00, transmeton Fol Drejt.
Të mërkurën për vizitë në Kosovë ishte edhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili takoi presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe liderët opozitarë./FolDrejt/