I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ndërsa theksoi se kanë biseduar për hapat e ardhshëm konkret për dialogun në rrethanat aktuale.
Lajçak kështu njoftoi përmes një postimi në Twitter.
“Sot në mëngjes në Antalia pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për hapat e ardhshëm, konkret për të çuar përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, shkruan Lajçak.
Ditë më parë në Bruksel është zhvilluar takimi i gjashtë i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.
Mbajtja e këtij takimi është konfirmuar nga i Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ekspertët e BE-së ndihmuan të dy delegacionet në identifikimin e të gjitha opsioneve ekzistuese dhe implikimet e tyre teknike./FolDrejt/