Vazhdojnë lajmet e tmerrshme për Juventusin e Torinos.
Një nga lojtarët më të mirë të klubit torinez, Paul Pogba, ka rezultuar pozitiv për doping.
Lajmi është konfirmuar nga “Sky Italia”, dhe i referohen gjetjeve të konfirmuara nga ANSA.
Kjo ndodhi pas takimit të xhiros së parë të Serie A mes Juventusit dhe Udineses dhe testi i Pogba zbuloi një nivel të lartë të testosteronit, edhe pse ai nuk luajti në atë ndeshje. Pas kësaj ai u paraqit në dy ndeshjet e radhës kundër Bolonjës dhe Empolit, duke shënuar gjithsej 52 minuta.
Lëndimet e rëndonin francezin në periudhën e kaluar, por tani pyetja e madhe është se si do të vazhdojë… /FolDrejt/
ULTIM'ORA JUVENTUS
Ansa: #Pogba trovato positivo al testosterone
Il controllo sarebbe stato effettuato dopo Udinese-Juventus#SkySport #Juventus #SerieA #SkySerieA— skysport (@SkySport) September 11, 2023