Daut Haradinaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka dhenë dorëheqje nga pozita e asambleistit në Prishtinë, transmeton FOL Drejt.
“Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt” – ka shkruar ai ndër të tjera.
Për më shumë, shini postimin e tij:
Të nderuar qytetarë,
Unë dhe lista ime kemi hyrë në garë për Prishtinën me të vetmin parim, ndryshimin. Gjatë tërë fushatës kemi përkrahur ndryshimin dhe të njëjtin do të vazhdojmë ta përkrahim.
Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi.
Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt.
Suksese e ju priftë e mbara!