E shtunë, 18 Maj, 2024

Lajmi i fundit: Përleshje fizike midis dy grupeve në Hajvali të Prishtinës

Lexoni edhe..

Tre persona janë sulmuar fizikisht nga dy të tjerë sot rreth orës 10:30 në rrugën “Afrim Gashi”, në Hajvali.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor

“Rreth orës 10:30, kemi marrë informatën për një sulm të ndodhur  në rrugën ‘Afrim Gashi’ në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet  që tre persona  janë sulmuar nga dy të tjerë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.

Tutje Borovci tha se policia ka dalë në vendngjarje dhe të dyshuarit janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor, ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/

 

Të ngjajshme