Meta, pronari i Facebook, Instagram dhe WhatsApp, lançoi Threads platformën e re të medias sociale rivale të Twitter, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë nga Meta thuhet se Threads është një aplikacion i ri i krijuar nga ekipi i Instagram-it për të ndarë përmbajtje të tekstit dhe për të marrë pjesë në biseda të hapura për të gjithë.
Bëhet e ditur se në platformën e re përdoruesit mund të kryejnë hyrje përmes llogarive të Instagram-it. Në platformën e re ka një kufi prej 500 karakteresh, mund të postohen lidhje, fotografi dhe video me gjatësi 5 minuta.
Threads është ofruar për përdorim në mbi 100 vende për iOS ve Android dhe se aplikacioni në këto vende mund të shkarkohet nga App Store dhe Google Play Store.
Në 4 orët e para u regjistruan mbi 5 milionë njerëz
Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg në postimin e parë nga llogaria e tij zyrtare në Threads tha: “Le ta bëjmë këtë. Mirë se vini në Threads”.
“Vizioni i Threads është të krijojë hapësirë publike të sinqertë dhe të hapur për bisedë”, tha Zuckerberg duke shtuar se shpresojnë të marrin atë që Instagram-i bën më mirë, të krijojë përvojë të re rreth teksteve, ideve dhe diskutimit të asaj që është në mendjet e njerëzve.
Zuckerberg theksoi se “Threads në 4 orët e para arriti mbi 5 milionë të regjistruar”.