Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë sot se klubi katalanas do të duhet të paguajë borxhet e papaguara ndaj futbollistit argjentinas Lionel Messi deri në vitin 2025, raporton La Vanguardia spanjolle.
Messi ishte anëtar i Barcelonës nga viti 2000 deri në vitin 2021 dhe më pas për shkak të situatës së vështirë financiare në skuadrën e “Nou Camp” vendosi të vazhdojë karrierën në Paris Saint-Germain.
Së fundmi argjentinasi u largua nga kampionët e Francës dhe vendosi të nënshkruajë kontratë me Inter Miami edhe pse kishte një ofertë për t’u rikthyer te Barcelona./FolDrejt/