Gazeta sportive italiane La Gazzetta dello Sport raporton se Interi ka marrë sërish oferta për sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez.
Sigurisht, kjo nuk është hera e parë, por italianët kanë refuzuar gjithmonë të gjitha ofertat për Martinezin. Kështu ishte edhe këtë herë. Në Inter, ata janë aq të vendosur për të mbajtur Martinezin në klub saqë refuzuan të flasin për këtë. Ata as nuk duan të flasin! Tottenham dhe Manchester United treguan interes për lojtarin.
Lautaro Martinez iu bashkua Interit në vitin 2018 nga Racing, dhe ai ka një kontratë deri më 30 qershor 2026, transmeton Fol Drejt.