Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan foli në telefon me homologun e tij rus Sergej Lavrov, tha sot një burim në Ministrinë e Punëve të Jashtme turke për TASS.
“Ministrat diskutuan Ukrainën dhe zhvillimet e fundit rreth Marrëveshjes së Grurit të Stambollit,” tha burimi i paidentifikuar.
Pas bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se Ankaraja dëshiron të zgjasë marrëveshjen e grurit./FolDrejt/