Rusia dhe Kina kanë një shans për të arritur 200 miliardë dollarë në qarkullim tregtar deri në fund të këtij viti, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.
Lavrov vuri në dukje se kohët e fundit është vërejtur një rritje e konsiderueshme e qarkullimit tregtar midis Rusisë dhe Kinës dhe se është rritur me një të tretën për dy vjet me radhë, përcjell Fol Drejt.
“Duke pasur parasysh zgjerimin dinamik të shkëmbimit tonë ekonomik, këtë vit, para afatit, ne do të jemi në gjendje të përmbushim detyrën e vendosur nga krerët e shteteve për të sjellë vëllimin e tregtisë kinezo-ruse në 200 miliardë deri në vitin 2024”, tha Lavrov./FolDrejt/