Lidhja Demokratike e Kosovës ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë të mbahej sot.
Siç ka njoftuar shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, ky bojkot vjen si rrjedhojë e masave të BE-së ndaj Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në Mbledhjen e Kryesisë, për shkak të situatës së krijuar, lidhur me sanksionet tashmë të konfirmuara nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian dhe nga Kryeministri i Kosovës”, ka thënë Gashi.
“Ne si Grup Parlamentar vlerësojmë se është e dëmshme për Kosovën dhe është e pamundur që të sillemi në mënyrë normale sikur nuk ka ndodhur asgjë. Prandaj, nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në ardhmen dhe për masat dhe veprimet e mëtutjshme do të merren vendimet në kryesinë e partisë shumë shpejtë”, ka shtuar ai më tej./FolDrejt/