Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë pas rritjes së pagave sipas Ligjit për Paga, duke e konsideruar si mashtrim të radhës të kësaj Qeverie.
Përmes një postimi në Facebook, kjo parti ka thënë se ka marrë mesazhe të shumta nga qytetarët, të cilët kanë shprehur frustrimin e tyre lidhur me “mashtrimin e Qeverisë për pagat”.
“Qytetarë të shumtë na kanë dërguar mesazhe gjatë ditës për të shprehur frustrimin e tyre lidhur me mashtrimin e Qeverisë për pagat.
Në krizën më të madhe ekonomike, me inflacion rekord, Qeveria ka treguar pandjeshmëri ndaj tyre.
Zgjidhja është e qartë.
Propozimi i LDK-së me koeficientin 125 krijon paga të dinjitetshme.”, shkruan LDK në facebook./FolDrejt/