Ministri i Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, njoftoi se 38 milionë euro janë ndarë për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë.
Për këtë ai njodtoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Plot 38 milionë euro janë ndarë për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë.
Tani pasi që ka përfunduar elaborati i shpronësimit dhe që kemi marre deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga MFPT, sot është hapur afati për pranimin e tenderëve për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë.
Presim që sa më shpejtë të vijojë puna për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për të gjithë qytetarët e Kosovës, qarkullimin rrugor në përgjithësi, por dhe për zhvillimin ekonomik të vendit”, njofton Aliu./FolDrejt/