Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në ShBA, ka vdekur në moshën 84 vjeçare ditën e djeshme.
Ajo mbërriti në ShBA si një vajzë e re nga Çekosllovakia e shkatërruar nga lufta, përpara se ajo të bëhej ikonë politike dhe feministe, transmeton Fol Drejt.
Vdekja e Albright nga kanceri u konfirmua nga familja e saj nëpërmjet një deklarate këtë të mërkurë. Madeleine Albright ishte një ikonë edhe për shqiptarët pasi ndërhyrja e NATO-së, për të ndalur gjenocidin në Kosovë – me bombardimet kundër Serbisë mban vulën e saj.
Sot në samitin e NATO-s për të diskutuar luftën Rusi-Ukrainë, liderët botërorë kanë nderuar zonjën Albright.
Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në selinë e NATO-s në nderim të Madeleine Albright, ish-sekretares amerikane të shtetit që shërbeu nga viti 1997 – 2001./FolDrejt/