Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, të mbledhur për Samitin e Berlinit, kanë nënshkruar tri marrëveshjet e parapara në këtë Samit.
Njëra ndër tri marrëveshjet ka të bëjë me njohjen reciproke të kartave identitare.
Marrëveshja tjetër lidhet me njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.
Ndërkohë, marrëveshja e tretë ka të bëjë me liberalizimin e vizave mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës./FolDrejt/