Presidenti francez Emmanuel Macron e ka cilësuar thirrjen e presidentit rus Vladimir Putin për “mobilizim të pjesshëm” të qytetarëve rusë një gabim.
Po ashtu, Macron u shpreh se ky është një rast i humbur për të shkuar drejt paqes.
“Disa muaj më parë Vladimir Putin përcolli një mesazh: Më agresoi NATO. Ata e nisën situatën dhe unë thjesht reagova. ‘Tani është e qartë për të gjithë se kush është lideri që vendosi të shkojë në luftë dhe lideri që vendosi ta përshkallëzojë situatën është Presidenti Vladimir Putin,” tha Macron në një intervistë për CNN.
“Dhe nuk kam një shpjegim logjik,” shtoi ai , që ta quaj pushtimin strategji për ndërhyrjen e gjermani pasi një pasojë post-Covid pasi Putini u izolua gjatë pandemisë. /abcnews.al/