Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se deri më tani në botë janë konfirmuar 131 raste të lisë së majmunëve dhe se dyshohen 106 raste të tjera.
Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton agjencia shtetërore e lajmeve VAM, duke iu referuar Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas Reuters, virusi u zbulua te një grua 29-vjeçare, e cila erdhi në Emiratet e Bashkuara Arabe nga Afrika Perëndimore, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.