Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari kanë vizituar Gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime.
Me këtë rast Likaj tha se këto vizita po realizohen pa paralajmërim, por që u shpreh i kënaqur me organizimin që po bëjnë shkollat për fillimin e vitit të ri shkollor, transmeton E.O.
Ndonëse thotë se janë në pritje të rekomandimeve të institucioneve për fillimin ose jo të mësimit.
Ministri ka bërë të ditur se 1 500 mësimdhënës do të testohen për Coronavirus, ose 6.5% e tyre dhe përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore.