Ish-ministri i Infrastrukturës, njëherit edhe kryetar i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë pjesëmarrjes në një emision të ATV-së, ka përmendur punën që ka bërë në zhvillimin infrastrukturor të vendit, duke thumbuar njëkohësisht të gjithë ata që dikur e shanin për korrupsion e punën e bërë.
“Thuj hajni, korrupsioni, dreqi e biri, po autostradës ki me shkelë, që ta kam ba unë, rrethit të Prishtinës ki me hypë me kerr tanin, që ta kam ba unë, ki me hypë në aeroport që ta kam ba unë…ti shajëm e rrehju shuplakë këtyne që në vikend shkojnë në Selanik me fëmijë të vet edhe kurgja s’bajnë.”, është shprehur ndër tjerash Limaj gjatë emisionit, transmeton Fol Drejt.