Sipas Goal, Liverpooli ka një avantazh të madh në luftën për të joshur yllin e Chelseat Mason Mount në Anfield këtë verë.
Reds kanë ndjekur prej disa kohësh situatën e mesfushorit anglez në Stamford Bridge dhe pritet të nisin një ofensivë gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.
Juventus dhe Newcastle United kanë një interes për reprezentuesin anglez, por Liverpool është në pole position.
Tani, sipas një raporti të Football Insider , Mount po kërkon një largim nga Chelsea në verë, me 24-vjeçarin që thuhet se është një admirues i madh i shefit të Reds, Jurgen Klopp dhe dëshiron t’i bashkohet atij në Anfield./FolDrejt/