Mirror ka raportuar se Liverpool i është drejtuar mesfushorit të Wolves, Ruben Neves për të zgjidhur problemet e tyre në mesfushë.
Reds kanë vuajtur këtë sezon në Premier League për shkak të vijës së tyre të dobët dhe mesfushës. Kështu që Jurgen Klopp po kërkon të rindërtojë mesfushën e tij me disa nënshkrime të vogla, e Neves është në listën e dëshirave.
Kontrata e Neves në stadiumin Molineux përfundon pas 18 muajsh dhe klubi do të kërkonte ta shesë atë për para në vend që ta linte të largohej falas./FolDrejt/