Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp është i vendosur të vazhdojë përpjekjet e blerjeve verore pas “rrëmbimit” të Cody Gakpo dhe ka rritur bisedimet me Benfica-n për një lëvizje të mundshme për mesfushorin argjentinas, Enzo Fernandez.
21-vjeçari thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 105 milion £ (120 milion €), çmim ky që Liverpool dhe Manchester United janë të gatshëm të paguajnë.
Ndërsa, sipas gazetës portugeze A Bola via Marca, Benfica ka marrë tashmë dy oferta me vlerë 127 milionë euro për asetin e tyre të çmuar.
Më parë u raportua se Liverpool dhe lojtari kishin arritur tashmë një marrëveshje në parim për një lëvizje dimërore./FolDrejt/