Liverpooli i ka dërguar një ofertë Barcelonës për mbrojtësin e Barcelonës Jules Kounde (24-vjeçar), pretendon Daily Mail.
Kujtojmë se futbollisti francez erdhi në Barcelonë vitin e kaluar për 50 milionë euro, por mediat spanjolle bënë të ditur se ai ishte i pakënaqur që luante në pozicion anësor dhe jo në pozicionin në qendër, për çka dyshohet se ka kërkuar një transferim.
“Daily Mail” raporton se Barcelona planifikon të shesë lojtarë për të mbledhur para dhe për të respektuar rregullat e “fair play”-it financiar, por nuk dëshiron ta lërë Kounden të shkojë për më pak se 60 milionë euro nga klubi. Skuadra katalanase do të fitonte kështu dhjetë milionë euro nga përfaqësuesi francez pasi ai luajti 38 ndeshje këtë sezon dhe ishte një pjesë e rëndësishme e skuadrës së trajnerit Xavi Hernandez.
Klopp është në kërkim të mbrojtësve
Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, dëshiron të përmirësojë fillimisht mesfushën, por edhe mbrojtjen sepse Joel Matip dhe Joe Gomez nuk arritën të zëvendësojnë siç duhet Virgil van Dijk dhe Ibrahim Konate në ndeshjet për të cilat nuk ishin gati ata.
Me Trent Alexander-Arnold një titullar i ekipit të parë në krahun e djathtë, Kounde mund të qëndrojë në pozicionin e tij të qendërmbrojtësit. Kontrata e Koundes me Barcelonën është deri në vitin 2027. Transfermarkt e vlerëson atë në 60 milionë euro, transmeton Fol Drejt.