Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha sot se armët bërthamore të Rusisë do të vendosen në Bjellorusi me kërkesë të tij, për sigurinë e Bjellorusisë.
“Fillimisht e pyeta Putinin. Më pas kërkova me këmbëngulje në mënyrë miqësore – t’i kthej ato armë (taktike) për momentin”, tha Lukashenko, raporton Belta.
Ai shtoi se në këtë fazë nuk e sheh nevojën për të vendosur armë bërthamore strategjike në Bjellorusi, për shembull, Topol rus, përcjell Fol Drejt.